Gjenden mushkëri në lumin Lepenc, mjekësia ligjore bënë ekzaminimet

19:48 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar se rreth orës 17 e 30 kanë hasur në disa mbetje konkretisht mushkëri në lumin Lepenc e që sipas tij dolën të jenë të shtazëve, raporton Arbresh.info.

“Rreth orës 17 e 30 kemi hasur në disa mbetje të trupit konkretisht mushkëri. Me këtë rast kemi thirrur mjeksinë ligjore dhe në bazë të analizave deri me tash këto mbetje janë të shtazëve dhe jo të trupit të njeriut, mirëpo për çdo rast do të vazhdohen edhe ekzaminimet e tjera”.

Gashi ka shtuar se për sot kanë përfunduar kërkimet ndërsa nesër do të fillojnë përsëri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme