UEFA ka njoftuar se trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është suspenduar me katër ndeshje.
Gjatë fillimit të ndeshjes së parë në gjysmëfinale të UEFA Evropa Ligës kundër Arsenalit, Simeone reagoi ashpër pasi mbrojtësi Sime Vrsalijo u përjashtua nga loja dhe gjyqtari e dërgoi atë në tribuna, transmeton portali arbresh.info.
Incidenti bëri gjithashtu që argjentinasi të mos jetë i pranishëm as në takimin kthyes në Madrid mbrëmjen e së enjtes, por UEFA ka zbuluar se 48-vjeçari do të vazhdoj dënimin edhe në ndeshjen e tjetër.Simeone nuk do të jetë te vija anësore në tri ndeshje, gjë që do të thotë se ish mesfushori nuk do të jetë pjesë e stafit të tij as në finalen e Evropa Ligës kundër Marseilles.
Ndëshkimi do të vazhdoj edhe sezonin e ardhshëm ku Simeone, i cili është gjobitur me 10 mijë dollarë, do të mungoj edhe në dy takimet e ardhshme në fazat grupore të Atleticos në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...