Kaqusha Jashari flet për arritjen e marrëveshjes me GDP

18:39 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Kryetarja e Partisë Social Demokrate, Kaqusha Jashari ka thënë se me 09.05.2018 do të mbahet Kuvendi zgjedhor i jashtëzakonshëm, ku do të vendosen strukturat e reja të partisë, pjesë e së cilës janë edhe GDP.

Jashari i tha se kanë rënë dakord me Grupin e Deputeteve të Pavarur që kryetari të vije nga strukturat e GDP-së.

“Jemi marrë vesh që me 09.05.2018 që i bie të mërkurën e ardhshme, do ta mbajmë Kuvendin zgjedhor të jashtëzakonshëm, sepse, tani nuk e kemi radhën e Kuvendit pasi e kemi përfunduar. Mirëpo, tani, ne po e mbajmë Kuvendin e jashtëzakonshëm ku do të zgjidhen organet e reja, Kryesia e re, Këshilli Drejtues si dhe do të zgjidhet kryetari i ri”, ka deklaruar Jashari.

“Ne jemi marrë vesh që në organet e reja të jem pjesë edhe ne, kurse jemi dakorduar që kryetari të jetë prej strukturës së tyre. Ne nuk do të kemi kandidat tonin për kryetar”, ka treguar Jashari për Blic.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme