Google ADS

Varroset polici Malsor Dashi (FOTO)

17:07 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Me nderime shtetërore është varrosur zyrtari policor, Malsor Dashi që u gjet i vdekur në lumin Lepenc pasi dyshohet se u aksidentua me veturë zyrtare së bashku me kolegun Armend Trena.

Në ceremoninë e varrimit ishte pjesëmarrës Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili tha se familja duhet të ndihet krenare me djalin e tyre.

“Në fakt sot nuk është ditë e lehtë për ne po ndahemi me një djalosh të ri me një të ri i cili ishte i gatshëm ti shërbej atëdheut, po ndahemi nga një kontributdhënës të paqes dhe lirisë së Kosovës. Familja duhet të jetë e fortë për çfarë djali ka rrit”, tha Veseli.

Trupi i Malësorit u gjet dje pas kërkimeve në lmin Lepenc, nga Policia, FSK, zhytësi me përvojë Ismail Kasumi së bashku me djemtë dhe vajzën e tij si dhe qytetar vullnetar.

Ndërsa ende po kërkohet trupi i kolegut të tij Armend Trena.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme