Reagimi i Haradinajt pasi Qeveria e Kosovës paditet nga familjet e gylenistëve

16:35 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Deportimi i gjashtë gylenistëve nga Kosova për në Turqi muaj me parë, i ka kushtuar Qeverisë së Kosovës me padi nga familjarët e të deportuarëve.
Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj ka thënë se ka dëgjuar për padinë nga familjarët, dhe që, sipas tij, kjo çështje është marrë me seriozitet nga qeveria e vendit.

“Deportimi i gjashtë gylenistëve, unë kam dëgjuar se familjet e kanë paditur Qeverinë e Kosovës, për mos respektim të drejtave të tyre në bazë të ligjeve në Kosovës, ne po ashtu kemi filluar një hetim të brendshme shumica e materieve që është e AKI-së nuk është materie publike, mirëpo e kemi marrë seriozisht atë temë”, ka deklaruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme