Nesër nis zgjerimi i rrugës në hyrje të Prishtinë

16:02 | 4 Maj 2018
A. B.

Nesër (e shtunë, 5 maj), me fillim nga ora 11:00, zhvillohet ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N25.2, segmenti në hyrje të Prishtinës, njofton Ministri e Infrastrukturës.

Sipas njoftimit për media, në ceremoninë e inaugurimit të zgjerimit të kësaj rruge, përveç ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do të merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N25.2, segmenti në hyrje të Prishtinës, do të mbahet në rrugën kryesore në drejtim të “Gorenjes”, përballë “AL Petrol”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme