Google ADS

Nehat Thaçi ende nuk e ka pranuar vendimin për drejtor të burgjeve

15:02 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Sot janë bërë një javë që kur Qeveria e Kosovës e emëroi Nehat Thaçin, drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kolonel Thaçi është drejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, pozitë të cilën e ushtron nga viti 2011.

Por, edhe pas emërimit në krye të Shërbimit Korrektues, Thaçi po vazhdon akoma të shkoj në vendin e vjetër të punës në Mitrovicë, shkruan Indeksonline.

Kjo, pasi vendimin e nënshkruar nga shefi i ekzekutivit, Thaçi nuk e ka marr akoma. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Ende nuk e ka marr vendimin te nënshkruar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Sapo të merr vendimin e fillon punën”, ka thënë shkurt Tahiri.

Kujtojmë se para Thaçit, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ishte Sokol Zogaj, i cili para pak muajsh doli në pension.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme