Google ADS

Chris Brown i lënduar nga deklarata e Rihannës rreth dashurisë

14:27 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Këngëtari i njohur i Rnb Chris Brown është prekur nga disa deklarata që këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna bëri rreth dashurisë.

Në një intervistë për revistën e njohur amerikane ‘Vogue’ Rihanna ka thënë që ajo nuk ka takuar dikë që ja ka vlejtur para lidhjes që ka tani me miliarderin arab, Hassan Jameel, shkruan arbresh.info.

Një burim i afërt me Chris Brown u shpreh që 28 vjeçari ndihet i ofenduar dhe lënduar nga fjalët e ish të dashurës së tij.

‘Chris ndjen që gjërat mes tyre ishin të vërteta dhe të pa harrueshme’

‘Ata kanë pasur shumë probleme, por Chris mendon që Rihanna është duke u treguar e pashpirt ndaj raportit të tyre dhe po shtiret sikur të mos kishte ekzistuar kurrë’ u shpreh ky burim.

‘Ata janë dashuria e parë e njëri tjetrit, dhe Chris është shumë i lënduar që ajo nuk po e mbanë mend kohën e kaluar me të dhe po refuzon ta pranoj lidhjen e tyre’ vazhdoj tutje burimi.

Dyshja Chris Brown dhe Rihanna filluan lidhje në viti 2005 ndërsa u ndanë në viti 2009 pasi Brown sulmoj fizikisht këngëtaren.

Në këtë intervistë Rihanna poashtu ka folur edhe për raportin me reperin Drake me të cilin ishte në lidhje dashurie, 30 vjeçarja u shpreh se në mes saj dhe Drake nuk ka raporte miqësi por as nuk e konsideron armik./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme