Një anije mallrash turke është përplasur me një luftanije greke në ujërat e Detit Egje.
Përplasja vjen në mes të marrëdhënieve të tensionuara të dy vendeve, të cilat kohët e fundit kanë përshkallëzuar më tej, me Ankaranë që akuzon Athinën për veprime provokuese në Detin Egje dhe kërcënoi një përgjigje nëse vazhdon, transmeton portali arbresh.info.
Sipas ministrisë turke të transportit, siç citohet nga Reuters, nuk ka pasur viktima si rezultat i përplasjes së dy anijeve.
“Ne kemi marrë informacione se nuk ka kërcënim për zhdukjen, vdekje, viktima ose ndotjen e mjedisit”, tha ministria.
Informacioni i bën jehonë raporteve të Marinës Greke, e cila pretendonte se një anije mallrash turke kishte goditur një nga luftanijet e tyre./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...