Google ADS

Forenzika nis hetimin e kontakteve në telefonin e Art Kurtit

13:28 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Telefoni i Art Kurtit i cili u gjet në veturën ku ai dyshohet se ka bërë vetëvrasje, është aktivizuar.

Aktiv në telefonin e tij është bërë edhe aplikacioni viber, në të cilën tashmë po hetohen telefonatat dhe mesazhet e fundit që Arti ka pranuar para se të ndërronte jetë raporton GazetaBlic.

Këtë e konfirmon njoftimi që viber i dërgon shokëve të regjistruar në telefon, kur ky aplikacion aktivizohet.

Në këto foto të siguruara nga GazetaBlic, shihet se viberi i Kurtit është bërë aktiv para pak orësh, dhe se vazhdon të punohet në të, meqenëse është online vazhdimisht prej momentit të aktivizimit.

Se telefoni i Kurtit është në fazën e hetimeve për Gazetën Blic e ka konfirmuar kryeprokurori i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Ali Syla.

Ai i ka thënë Gazetës së telefoni gjendet në fazën e hetuesisë dhe ekzaminimeve.

“Të gjitha gjërat që janë gjetur përfshirë edhe telefonin janë në ekzaminim, janë dërguar në Agjencinë e Faranikes për ekzaminim, ne po presim, meqenëse ende nuk na kanë dhënë ndonjë informatë, telefoni është në ekzaminim dhe në do presim ditët në vazhdim për të parë rezultatet” ka thënë prokurori për Gazetën Blic.

Art Kurti ka ndërruar jetë në datën e 24 prillit, në vendin e njohur si Maden në periferi të Gjakovës.

Ai i u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë.

Kurti ishte 23 vjeçar dhe njihej si aktor i serialit vendor “O sa Mirë”, ndërsa më pas ishte kandidat për asmable komunale në Gjakovë

Në ditët e fundit të jetë së tij, ai po punonte si këshilltar i kryetarit të Komunës së Gjakovës Aridan Gjinit.

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, ndërsa që prokuroria dhe policia kanë pista të ndryshme të hetimit.

Megjithatë rezultate e forenzikës pritet të tregojnë përfundimisht nëse Arti u vra, a po u vetëvra.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme