Ushtruesi i Detyrës se drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, tha se sipas prokurorit nuk ka pasur ndërhyrje kriminale nga ndonjë faktor tjetër në aksidentin e dy policëve, trupit i njërit prej të cilëve është gjetur dje në Lepenc.
Ai gjatë raportimit të Komisionin për Punë të Brendshme, ka deklaruar se automjeti me të cilin ka qenë duke lëvizur policët ka qenë në rregull teknikisht dhe se nuk ka pasur ndërhyrje nga ndonjë faktor i jashtëm në automjet, raporton EO.
“Nga momenti i ndodhjes se rastit e deri me tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe procedurale. Policia në fillim është marrë me administrimin e aksidentit, pastaj është fokusuar ne gjetjen e trupave. Nuk ka pasur kurrfarë ndërhyre nga asnjë faktor i jashtëm në automjet. Automjeti del teknikisht në rregull, duke nënkuptuar sistemet funksionale me te cilat ai duhet të funksionojë. Të gjitha veturat tona i kanë lejet e qarkullimit të cilat i lëshoje pas kontrolleve teknike. Punëtoritë tona mobile janë në teren në shërbim të zyrtarëve tanë dhe mjeteve të tyre”, ka thënë Rexha.
Policët Malësor Dashi dhe Armend Trena ishin aksidentuar ditën e shtunë ndërsa vetura e tyre kishte rënë në rrjedhën e lumit Lepenc.
Pas gjashtë ditësh kërkimi trupi i pajetë i Malësor Dashit është gjetur dje rreth 5 kilometra larg vendit të aksidentit, ndërsa kërkimet për Armend Trena janë duke vazhduar edhe sot.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...