Partia kryesore opozitare në Turqi, Partia Republikan e Popullit (CHP), ka shpallur kandidatin e saj që do të sfidojë Recep Tayyip Erdoganin në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të qershorit.
Muharrem Ince është krejtësisht laik dhe një kritik i zjarrtë i z. Erdogan. Ai ka qenë deputet që nga viti 2002, transmeton portali arbresh.info.
CHP planifikon të bashkohet për herë të parë me partitë e krahut të djathtë, me shpresën për të mundur zotin Erdogan.
Partia konservatore AK e Erdoganit ka një shumicë në parlament.
Ai i shpalli zgjedhjet e menjëhershme për të çimentuar pozicionin e tij me fuqi të zgjeruara. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në të njëjtën ditë, 24 qershor.
Sekularistët në thelb janë kundër axhendës së Partisë AK, duke e parë atë si islamizëm rrënues të shtetit./Arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...