Ramos: “Salah është vetëm një nga 11 lojtarët në fushë”

10:31 | 4 Maj 2018
A. B.

Ramos thotë se Reali është i qetë para finales së Ligës së Kampionëve, teksa e bëri të qartë se Reali nuk duhet t’i frikësohet Salahut.

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, respektohet, por nuk e frikëson Real Madridin, sipas kapitenit Sergio Ramos. Salah ka ndihmuar Liverpoolin të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve, të cilët do të përballen me Madridin në Kiev me 26 maj. Ai është duke u krahasuar me Cristiano Ronaldon, falë sezonit mbresëlënës, që deri më tani ka shënuar 43 gola në të gjitha garat. Por, Ramos insiston se Salah është vetëm një lojtar nga 11 gjithsej sa do të jenë në fushë,

“E kemi parë se çfarë është në gjendje të bëjë Salah këtë sezon, por ai do të jetë vetëm një nga 11 lojtarët që ne do të përballemi me Liverpoolin”, tha Ramos për Mirror.

“Gjatë karrierës sime, jam përball me sulmuesit më të mirë në botë – shumica prej tyre që janë konsideruar më të mirët në histori. Për mua, nuk ekziston asnjëherë frika, respekt po, por jo frikë”.

Ramos tha se Los Blancos janë të etur për një tjetër trofe të Champions League, pavarësisht se kanë fituar 3 herë në pesë vitet e fundit.

“Nuk mund të jemi arrogant, por besojmë. E dimë se është në ADN e Real Madridit për të fituar Ligën e Kampionëve”, theksoi ai.

“Jemi gati për të mbrojtur titullin për herë të dytë – nuk do të shpëtojë lehtë”.

“Me gjithë respektin, ndoshta në fillim të sezonit Liverpooli nuk ishte ekip që do të arrijë kaq larg, por janë në finale me shumë meritë. Janë në finale sepse e kanë merituar”.

“Si ekip, e dimë se si t’i luajmë finalet – dhe do të jemi gati”, përfundoi kapiteni i Realit, /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme