Google ADS

Ambasadori Donald Lu flet për dorëheqjen e Tahirit

10:17 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë ka folur për herë të parë në lidhje me dorëheqjen e Saimir Tahiri nga posti i deputetit.

Në një konferencë kushtuar shoqërisë civile, Ambasadori Lu u shpreh se SHBA-të e mirëpresin faktin se Tahiri zgjodhi të përballet me drejtësinë si një qytetar i zakonshëm.

“Urdhër arreste janë lëshuar për dy trafikues të mëdhenj, Klement Balili e Arbër Cekaj por ata duhet të kapen.

Kryebashkiaku Frrokaj e ish kryebashkiaku Rroshi po ndiqen penalisht.

Hetimet po vazhdojnë, vazhdojnë vazhdojnë ndaj Adriatik Llallën e Saimir Tahirin. Askush nuk është mbi ligjin.

Mirëpresim faktin se zoti Tahiri do të përballet me drejtësinë si një qytetar i zakonshëm pa imunitet.”-tha Lu./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme