Google ADS

Vrasja e opozitarit rus u incizua nga kamerat e një televizioni

10:30 | 1 Mars 2015
Arbresh Info

Vrasja e Boris Nemtsov, opozitar i presidentit rus Vladimir Putin që u krye në një urë në qendër të Moskës të premten natën u kap në një kamerë e televizionit TVC, që paraqet pamje të qytetit.

Video me rezolucion të ulët lë të kuptohet se vrasësi mund të ketë qenë duke e pritur Nemtsovin te ura.

Kamera ka kapur momentet e vrasjes te ura e cila ndodhet pranë Kremlinit. Cilësia e filmit ofron mundësinë të shihet mirë vetura dhe personi që largohet me të.

RT raporton se sipas videos, politikani u vra në 23:31 sipas orës lokale në Moskë, nga një vrasës i cili dyshohet se po priste opozitarin rus te shkallët e urës, transmeton lajmi.net.

Vrasja ka ndodhur kur Nemtsov dhe shoqëruesja e tij – një femër me pallto të bardhë, që thuhet se është modelja ukrainase Anna Duritskaya – ishin të mbuluar nga kamera nga një automjet i pastrimit të borës që po kalonte aty.

Femra që po e shoqëronte opozitarin rus në momentin e vrasjes
Femra që po e shoqëronte opozitarin rus në momentin e vrasjes

Personi për të cilin pretendohet se është vrasësi vrapoi drejtë veturës, e cila u ndalua në urë disa metra më larg nga vendi i krimit. Ai vërehet tek ulet në sedijen e pasagjerit, dhe automjeti largohet.

Politikani opozitar dhe femra që e shoqëronte janë kapur edhe më herët nga kamerat e LifeNews, ku Nemtsov dhe Duritskaya hyjnë në një dyqan përballë Sheshit të Kuq, rreth orës 22:00.

Ata me sa duket ishin për të darkuar në një restorant, dhe pastaj vendosën të ecin drejtë apartamentit të politikanit opozitar që ndodhet aty pranë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme