Motrat Hadid ‘sundojnë’ pistat e Parisit

09:09 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Gigi bëri një kërkim falje publike pasi që fansat e ‘sulmuan’ për ndërhyrjet e shumta në kopertinën e ‘Vogue Italia’ në të cilën ajo dukej si një femër me ngjyrë.

Dhe tani modelja 23 vjeçare ka lënë mbrapa skandalin duke u ‘pushtuar’ pistën e koleksionit të ri të Chanel Cruise së bashku me motrën e saj Bella Hadid, shkruan arbresh.info.

Motrat Hadid shkëlqyen mbrëmjen e kaluar duke dhënë një shfaqje spektakulare të mbajtur në qytetin e Parisit.

Ndërkohë show i markës së njohur Chanel mblodh edhe shumë yje të tjera, në mesin e tyre edhe aktoren Kristen Stewart dhe Lily-Rose Depp./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme