Aktakuzë për bosin e Volkswagenit

08:46 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Ish shefit të Volkswagenit Martin Winterkorn i është ngritur aktakuzë nga prokurorët amerikanë në Detroit për skandalin e emetimit të dizelit.

Ai është akuzuar për komplot për të çorientuar rregullatorët rreth përpjekjeve të prodhuesit gjerman për të mashtruar testet e emisioneve të automjeteve të saj me naftë, transmeton portali arbresh.info.

Akuzat janë ngritur në mars, por vetëm tani janë bërë publike, duke shtuar Winterkorn në listën e të akuzuarve nga radhët e ish ekzekutivëve të VË.

VË tha se ishte duke bashkëpunuar me hetimet amerikane dhe ka refuzuar të komentojë më tej.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Jeff Sessions tha se aktakuza tregoi se skema e Volkswagen për të mashtruar kërkesat e saj ligjore shkoi “deri në krye”.

  1. Winterkorn, 70 vjeç, dha dorëheqjen menjëherë pas skandalit mbi automjetet ndotëse në SHBA që shpërthyen në shtator 2015./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme