Në trup ekzistojnë pika të caktuara kundër stresit, me stimulimin e të cilave trupi fillon të qetësohet dhe të lirojë stresin.
Këtu hyn në lojë teknika fizio-refleksive.
Një pikë e tillë quhet Shen Men, ndërkaq me shtypjen e kësaj pike zvogëlohet stresi, shtohet energjia, forcohet imuniteti dhe zbutet ndjenja e dhembjes.
Kjo pikë gjithashtu redukton inflamacionet dhe mund të pushojë dhimbjet në gati çdo pjesë të trupit, transmeton Telegrafi.
Pika gjendet në pjesën e brendshme të sipërme të veshit, ndërsa me fërkimin e lehtë ajo bëhet aktive.
Po ju japim udhëzime për masazhin e pikës Shen Men me të cilën do të qetësoni trupin dhe shpirtin:
1. Me shkopth për vesh shtypeni pikën në vesh dhe butësisht bëni masazh.
2. Merrni frymë ngadalë dhe thellë dhe përgjoni marrjen dhe nxjerrjen e frymës.
3. Derisa merrni frymë, shikoni majtas, ndërsa derisa nxirrni frymën shikoni djathtas, por pa e kthyer kokën.
4. Gradualisht do të ndieni se si trupi juaj qetësohet, ndërkaq simptomat e stresit zvogëlohen.
Se si t’i bëni masazh kësaj pike, shikoni videon:
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...