Atletico Madridi ka siguruar kualifikimin në finale të UEFA Evropa Ligës.
Gjiganti spanjoll ka eliminuar Arsenalin në gjysmëfinale të kompeticionit të dytë më të madh evropian duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Pas barazimit 1 me 1 në Emirates, skuadra e Diego Simeones arriti të regjistroj fitore mbrëmjen e sotme (e enjte) me rezultat minimal 1 me 0 në Wanda Metropolitano duke siguruar biletën për finalen që zhvillohet në Lyon.
Goli nga Diego Costa në minutat shtesë të pjesës së parë ishte vendimtar duke i dhënë fund shpresave të skuadrës së Arsene Wenger për të fituar ndonjë trofe.
Rivali i skuadrës spanjolle në finale të këtij kompeticioni ende nuk është mësuar për shkak se ndeshja ndërmjet Marseilles dhe Salzburgut ka shkuar në vazhdime./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?