Një Chiron ekstrem, do të arrijë sigurisht deri në fund të vitit
Gjatë këtij viti, Buhatti ka lansuar në Geneva Motor Show, Chiron Sport të fokusuar vetëm për pista, transmeton Telegrafi.
Për këtë prodhues francez, nuk është e zakonshme që të lansojë një tjetër pasardhës kaq shpejtë, andaj është befasues lajmi, se gjatë këtij viti do të kemi një Chiron të ri. Zyrtarë nga Bugatti, kanë bërë të ditur se gjatë një organizimi privat në Beverly Hills, pritet të prezantohet një model i ri, nga kjo linjë prodhimi. Pa dhënë asnjë detaj shtesë.
“Do të jetë një makinë kontroverse”, është e tëra që dihet për këtë veturë, duke hapur mundësi të shumta se çfarë mund të jetë.
Bazuar në deklaratat e mëparshme të kompanisë, që thonë se do të aplikojnë sistemin hibrid, besojnë se kjo makinë do të jetë e adoptuar si hibrid me mundësi elektrifikimi. Por, të tjerë janë të bindur se është krejtësisht i bazuar në Vision GT, sepse i ka të njëjta linja anësore si dhe grillin në formë patkoi. Gjithnjë sipas pretendimeve, ky mund të jetë një edicion i limituar, pasi ka pasur kërkesa nga entuziastët e makinave Bugatti, që kanë kërkuar diçka më shumë në makinën e tyre të preferuar. /Telegrafi/
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër