“Testi kryesorë i pjekurisë së klasës politike në Kosovë është se si do të sillemi ne në raport me dialogun në këtë faze” tha deputeti i PDK-së Zenun Pajaziti gjatë një interviste për magazinën informative “INFO3LIVE”, të RTK-së.
Sipas Pajazitit, është momenti i duhur, edhe kjo tryezë e thirrur për 8 maj por edhe tryeza e cila u mbajt me iniciativën e LDK-së. Është ide e mirë trajtimi i temave me interes të përbashkët dhe ulja në një tryezë e të gjitha partive politike.
“Zotëri Veseli ka ndërtuar një platformë. Takimi i ardhshëm do të bazohet në 5 pikat e kësaj platforme, të cilat janë pikat, gjegjësisht sfidat kyçe të vendit tonë në këtë fazë. Ndër të tjera është edhe çështja e dialogut. Kemi pasë divergjenca të ndryshme.
Mendoj që duhet të kyçemi të gjithë, duhet të bëjmë një platforme, një kornizë me të cilën vendi ynë do të përballet me këtë çështje që është në fazën e fundit”, tha ai.
Testi kryesorë i pjekurisë së klasës politike në Kosovë, sipas tij, është se “si do të sillemi ne në raport me dialogun në këtë fazë”.
Pajaziti është optimist se, nga këto tryeza do të del një qëndrim unik, por edhe për çështje tjera që kanë të bëjnë me ushtrinë, me procesin integrues të vendit tonë, çështja e asociacionit, e cila pavarësisht së është çështje e ndjeshme, pavarësisht se ka kaluar nëpër një fazë me shumë vështirësi, me të cilën Kosova duhet të përballet.
“Duhet të përballemi edhe me një çështje tjetër e cila nuk është aspak e parëndësishme, përkundrazi, është çështja e reformës zgjedhore. Mendoj se do të ishte papjekuri politike e secilit subjekt apo grupacion politik, ta dërgonte vendin në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht cilat do të ishin ato, pa një reformë të mirëfilltë zgjedhore”, tha Pajaziti.
Kreu i Kuvendit, njëherësh lideri i PDK-së Kadri Veseli, sipas tij, e ka synim që përmes kësaj platforme bashkërisht pra pozitë e opozitë, t’i trajtojnë dhe të marrin përgjegjësi, në mënyrë që shteti jonë të përballet me lehtë me sfidat të cilat e presin e vendin tonë.
Në pyetjen, po që se nuk arrihet konsensus për çështjet e mëdha që e presin Kosovën, a mund të shkojë vendi në zgjedhje marrë parasysh që kjo njëherësh është edhe kërkesë e LDK-së e VV-së, Pajaziti tha: Mendoj që asnjë subjekt politik, pavarësisht cilit sondazh do t’i referoheshin, nuk do të kalkulonin që në këtë fazë ta dërgonin vendin në një situatë të tillë, ndërkohë qe ne duhet të përballemi me sfidat që kanë të bëjnë me dialogun, ushtrinë, asociacionin, sfidat integruese etj.
Çështja e demarkacionit, sipas tij, ishte një hap lehtësues që partitë politike të dakordohen rreth një çështjeje.
“Nuk dua të paragjykoj, mirëpo kam përshtypjen se pas një kohë të gjatë, për herë të parë, po krijohen mundësitë që të gjitha subjektet bashkërisht, të marrin pjesë në procese me qëllim që vendi ynë, për kohë më të gjatë, të jetë stabil në aspektin e zgjedhjeve, në aspektin e tejkalimit të dallimeve, veçanërisht kur flasim për procesin e dialogut. Andaj nuk do të ishte mirë që opozita t’i ikën, por do të duhej të jenë pjesë e këtyre proceseve”, tha Pajaziti.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...