Pas rekomandimeve të dala nga Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me krijimin e një legjislacioni kundër nepotizmit dhe konfliktit të interesit në përzgjedhjen e stafit akademik, Universiteti i Prishtinës u vë në veprim.
Sot UP-sa ka miratuar rekomandimet që dalin nga ky opinion si dhe ka paraqitur në formë të përmbledhur rregullat dhe parimet e brendshme të Universitetit të Prishtinës të përcaktuara në Statutin dhe Kodin e Etikës, që i japin përgjigje fenomenit të nepotizmit dhe ndihmojnë në parandalimin e tij.
Ky veprim u vlerësua lart nga Avokati i Popullit dhe i njëjti bëri thirrje që edhe institucionet tjera të ndjekin shembullin e njëjtë.
“Avokati i Popullit vlerëson lartë aprovimin nga Universiteti i Prishtinës të Udhëzuesit për Standardet dhe Parimet Etike të Universitetit të Prishtinës në lidhje me shmangien e nepotizmit dhe parandalimin e konfliktit të interesit në procedurat e zgjedhjes së personelit akademik.Gjithashtu, bën thirrje edhe institucioneve tjera publike të arsimit të lartë që duke ndjekur shembullin e Universitetit të Prishtinës, të marrin masa për parandalimin dhe luftimin e fenomenit të nepotizmit në procedurat e zgjedhjes së personelit akademik”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit