Manchester United thuhet se i ka dhënë fund interesimit të tyre në mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.
Bazuar në një raport nga ‘Marca’, “Djajtë e Kuq” kanë pranuar disfatën në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me francezin, me raporteve që ai është në prag të rinovimit të kontratës së tij me gjigantin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Umtiti ka marrëveshje të vlefshme me klubin katalunas deri në vitin 2021, por marrëveshja e tij aktuale thuhet se ka një klauzolë prej 60 milionë euro.
Megjithatë, raportet tani sugjerojnë që klubi dëshiron t’i jap fund spekulimeve rreth të ardhmes së 24-vjeçarit duke i ofruar atij një marrëveshje të re.
Umtiti iu bashkua Barcelonës nga skuadra franceze Lyoni në vitin 2016./arbresh.info/
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit