Pas pesë dite kërkimi sot u gjet trupi i pa jetë i policit të stacionit të Kaçanikut, Malsor Dashi.
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma ka konfirmuar gjetjen e trupit në fjalë. Sipas tij, këtë e kanë bërë të gjitha njësitet e shpëtim- kërkimit.
Suma në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se kërkimet janë duke vazhduar deri në gjetjen e policit të dytë.
“Po është gjetur trupi i policit, Malsor Dashi, aty kanë qenë ekipet në kërkim-shpëtimit, FSK-ja, ekipi i zjarrfikëseve dhe ekipet tjera që kanë qenë në mbështetje, unë personalisht nuk kam qenë por me rëndësi është gjetur trupi i Malsorit. Kërkimet janë duke vazhduar deri në gjetjen e trupit të policit tjetër”, është shprehur Suma.
Ndërkaq, në komunikatën e FSK-së thuhet se Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi.
Kërkimet po vazhdojnë për gjetjen edhe të trupit të Armend Trenës
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...