“Nëse do të ishte VAR-i, as Real Madridi as Liverpoooli nuk do të ishin në finale”

17:18 | 3 Maj 2018
Arbresh Info

Debatet rreth penaltive shpërthyen në dy gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe Julio Salinas beson se teknologjia VAR do t’i kishte kapur këto dhe do të dërgonte tutje skuadra të ndryshme.

Prekjet me dorë te zona e penaltisë nuk ishin parë nga gjyqtarët si në ndeshjet e Romas, ashtu edhe në ato të Bayern Munichut, të cilat u eliminuan në fazën e parafundit të turneut më të madh evropian, transmeton portali arbresh.info.

“Me VAR, ne nuk do të kishin këto skuadra në finale të Ligës së Kampionëve”, u ka thënë ish sulmuesi spanjoll gazetarëve.

Si një fitues i dyfishtë i titullit në La Liga me Athletic Club dhe kampion i katërfishtë me Barcelonën, Salinas ka folur gjithashtu edhe në lidhje me korridorin e nderit në El Clasico.

“Ishte kënaqësi kur ata krijonin për ju korridorin e nderit”, ka theksuar ai.

“Edhe pse Barcelona nuk e bërë atë së pari, ata ishin të parët që filluan këtë debat. Barcelona është skuadra më e mirë në botë dhe ka lojtarët më të mirë në histori.

“Në vitet e fundit, ata duhet të kishin fituar tre ose katër Liga të Kampionëve”

Finalja mes Real Madridit dhe Liverpoolit zhvillohet më 26 maj në Kiev./arbresh.info/

Të ngjashme