Neymar do t’i ribashkohet skuadrës së Paris Saint Germain brenda dy ditëve të ardhshme, por trajneri Unai Emery nuk është në dijeni se kur ylli brazilian do të jetë i gatshëm plotësisht për të nisur stërvitjet.
Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit mbeti jashtë fushe me përfundimin e muajit shkurt pasi theu këmbën gjatë fitores 3 me 1 në Liga 1 kundër Marseilles, transmeton portali arbresh.info.Duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes në udhëtim kundër Amiens, Emery ofroi shpresë që 26-vjeçari mund të rikthehet para kohës së përcaktuar fillimisht.
“Sa i përket Neymarit, unë nuk e di pikërisht se kur do të rikthehet – e premte apo e shtunë – por ai do të rikthehet këtu për të qenë me ne”, ka thënë Emery.
“A do të stërvitet me grupin? Për tani, nuk mendoj kështu, do të shohim kur të arrijë”
“Ne duam që ai të jetë me ne. Ai së pari do të bëjë ushtrime individuale dhe më pas ne duam që të na bashkohet. Kur ai të jetë mirë, ai do të rikthehet në stërvitje”
Neymar ka shënuar 28 gola brenda 30 paraqitjeve kompetitive për PSG-në që nga transferimi për 222 milionë euro nga Barcelona./arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...