14 veta janë lënduar nga përplasja e dy trenave në Republikën Çeke

16:51 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

14 veta janë lënduar nga përplasja e dy trenave në Republikën Çeke

Të paktën katërmbëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy trenave në Republikën Çekë, transmeton arbresh.info.

Helikopterët e ndihmës së shpejtë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë të paktën 50 pasagjerë kanë qenë brenda  trenave dhe shumica e tyre kanë qenë turistë.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i përplasjes.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme