Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë sot dy vendime që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.
Vendimi i parë është vendimi për lirimin nga pagesa për nxënësit që hyjnë në Provimin Shtetëror të Maturës dhe vendimi i dytë që nxënësve që i nënshtrohen Testit të Maturës Shetërore t’u ndalohen telefonat mobil në qendrat e testimit, si dhe kopjimi gjatë mbajtjes së Provimit.
Këto vendime, Ministri i ka marrë në bazë të rekomandimeve të Komisionit Shetëror të Maturës, i cili unanimisht ia ka rekomanduar këto vendime ministrit Bytyqi në mbledhjen e mbajtur sot.
Me këto vendime, nxënësve që u gjendet telefonat mobil në qendër të testimit, ose zihen duke kopjuar, do të përjashtohen nga testi për atë afat të testimit./Arbresh.info
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I