Google ADS

Veseli fton krerët e partive politike në një tryezë për agjendën shtetërore

15:15 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar sot ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Takimi i thirrur nga kryetari Veseli do të mbahet ditën e martë, datë 8 maj, ora 13:00, në Sallën C301, në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë tryezë, kryetari Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për:

Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi;

Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe;

Agjendën e Integrimeve Evropiane;

Formimin e Ushtrisë së Kosovës;

Reformën Zgjedhore.

Kryetari Veseli, ditë me parë, ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme