Shkëndija u paraqit me stil kampioni përballë Rabotniçkit në xhiron e 32-të të kampionatit maqedonas, duke e marrë fitoren e 25-të kampionale, të 16-ën pa gol të pranuar (bashkë me barazimin 0:0 me Skopjen shkon në 17 numri i ndeshjeve pa pranuar gol).
Kuqezinjtë rikthehen kështu te fitorja pas dy ndeshjeve me A.
Pandev dhe Pobedën, ndërsa trajneri Qatip Osmani vlerëson se ky është modeli si duhet të luajë skuadra, pavarësisht se vazhdon të bëjë rotacion në formacion duke u dhënë shans të luajnë gjithë futbollistëve, shkruan zeri.info.
“Jo vetëm unë, por kjo ishte Shkëndija që duam ta shohim të gjithë. Lojë e mirë, e hapur, me aksione të rrjedhshme dhe shumë shanse shënimi. Fituam bindshëm edhe pse po t’i kishim shfrytëzuar gjithë rastet fitorja do të ishte edhe më e thellë. Sigurisht jemi të kënaqur dhe duam të vazhdojmë me këtë ritëm, pa marrë parasysh se do të vazhdojmë me rotacionin në formacion për ta pritur sa më të përgatitur finalen e Kupës”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i klubit tetovar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...