Google ADS

Visar Ymeri tregon se a do të bëhet Shpend Ahmeti kryetar i partisë së re

14:31 | 3 Maj 2018
M. A.

Deputeti i GDP-së, Visar Ymeri sot në një intervistë ka folur rreth partisë së re të tyre, Deklaratës së Parimeve, si dhe temave të tjera që kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës.

Ai është pyetur edhe se kush mund të jetë kryetari i partisë të cilën e kanë formuar deputetët e dorëhequr te VV-së.

Deputetja Besa Baftiu në një intervistë kishte thënë se Shpend Ahmeti mund të jetë kryetar, por asgjë nuk është konfirmuar.

As deputeti Ymeri nuk e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se Ahmeti është në bashkëpunim me ta dhe i përkrah.

Natyrisht se edhe Shpendi është në bashkëpunim dhe na përkra. Sa I përket kryetarit, një gjë e tillë nuk është vendosur ende, por secili mund të jetë, natyrisht edhe Shpendi. Askush nuk mund të jetë i përjashtuar’, ishte përgjigja e Ymerit për Periskopin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme