Joveski konfirmon hetime për prokurorët që mund të kenë penguar hetimet për 27 prillin

13:40 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeprokurori Ljubomir Joveski ka konfirmuar për portalin SDK se për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar do të kërkohet përgjegjësi disciplinore edhe në radhët e prokurorëve publik.

Prokuroria është duke hetuar elemente të përgjegjësisë ndaj prokurorëve në lidhje me moszbatimin ose zbatimin e vonuar të hetimeve për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë.

“Përgjegjësi hetohet te dy prokurori përgjegjëse për ngjarjet penalo-juridike në shtëpinë ligjvënëse. Ato janë Prokuroria themelore e Shkupit dhe Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion”, thotë Joveski.

Kryeprokurori nuk jep detaje rreth këtyre hetimeve, duke mos sqaruar nëse hetohet edhe roli i pararendësit të tij, Marko Zvërlevski./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme