Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e quajti teatër dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit.
Por sipas saj, sado fëminor ky veprim, nuk mund t’i hidhet hi syve shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi foli për një prapaskenë mes kryeministrit Edi Rama dhe Tahiri, të cilin ajo e quan një nga ushtarët e vegjël të shefit të mazhorancës.
“Unë flas si kryetare e LSI, e para, e dyta bërja kurban për dy orë e Saimir Tahirit nga Edi Rama është teatri i radhës pasi është një lëvizje për të mbuluar gjërat e mëdhaja që vijnë dhe evidentimin e shkeljeve, që Edi Rama i ka bërë. Kjo tregon akoma më shumë që sistemi i drejtësisë është i kapur në duart e Edi Ramës. Dorëzimi i mandatit nuk është gjë tjetër veçse një kompromis i Edi Ramës për të shpëtuar. Rama ia kërkoi Tahirit me korrierë në telefon. I është lutur Saimir Tahiri hë mor burrë, ik dy orë sa të harrohesh.
Dorëzimi i mandatit i Saimir Tahirit është qesharak, sepse e mbani mend që në 19 prill vrapoi në seancë për të mos humbur mandatin. Ai është një nga ushtarët e vegjël të perandorisë së drogës të Edi Ramës dhe kërkon sa të mundet t’u japë Edi Ramës dhe grupeve kriminale oksigjen. Është teatër fëminor që nuk mund tu hedhë hi syve shqiptarëve. Ajo që dua të them është që lotët e krokodilit që shohim tashmë nga ata që kanabizuan Shqipërinë janë shfaqje e shëmtuar që varfëron shqiptarët”, tha Kryemadhi./Express
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...