Bordi Drejtues i Programit të Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dheTeknologji (COST), ka marrë vendim për përfshirjen e Kosovës në këtë program të rëndësishëm evropian, si një vend i afërt i COST-it.
Ky lajm i mirë për hulumtuesit kosovarë i është komunikuar ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, nga presidenti i
Asociacionit të COST, Sierd Cloetingh përmes një letre, ku e ka uruar ministrin Bytyqi dhe hulumtuesit në Kosovë, të cilët i ka inkurajuar të vazhdojnë të angazhohen në veprimet e COST-it.
“Si një vend i afërt i COST, hulumtuesit nga Kosova kanë të drejtë të rimbursohen për pjesëmarrjen e tyre në veprimet e COST-it, sipas rregullave
ekzistuese të COST-it”, është thënë në letrën e presidentit të Asociacionit, Sierd Cloetingh, i cili, ndër të tjera ka shprehur dëshirën për të mirëpritur së shpejti hulumtuesit kosovarë në Programin e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji.
Ministri Bytyqi ka falënderuar Konsullin e Nderit të Kosovës në Austri, David Ungar-Klein, si dhe shtetin austriak për kontributin e dhënë gjatë procesit të anëtarësimit të vendit tonë në COST.
Anëtarësimi i Kosovës në COST,veç tjerash, hapë mundësi të bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me shkencëtarë eminentë të fushave të ndryshme dhe është një mundësi e mirë për përfitimin e fondeve për hulumtime të ndryshme shkencore.
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...