Google ADS

Veseli: Lirinë e shprehjes do ta mbrojmë si shtyllë të demokracisë

12:55 | 3 Maj 2018
M. A.

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, ka thënë se zhvillimi i mediave është një histori suksesi në Kosovë, dhe ka shtuar se liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme. Ai ka thënë se Kosova do ta mbrojë lirinë e shprehjes si një shtyllë të demokracisë.

“Zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme. Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët. Këto ditë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe NDI, kemi hartuar edhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit – e cila do të mundësojë rritjen e mëtejme të transparencës. Liria e fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike që synojmë të ndërtojmë. Këtë vlerë do ta mbrojmë e promovojmë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme