Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic zbuloi në një intervistë të fundit në Shtetet e Bashkuara se ka refuzuar plot 100 milionë dollarë nga Kina, vetëm për t’u bërë pjesë e Los Angeles Galaxy.
36-vjeçari, i cili shkaktoi debat në Suedi pas deklaratës se varej vetëm prej tij pjesëmarrja në Botëror, tha se kjo shumë ishte e pamjaftueshme, pasi paraja nuk është gjithçka për të:
“Po, është e vërtetë. Kisha shumë oferta, njëra prej tyre vinte nga Kina, por refuzova, sepse e ndieja që fati im ishte në Los Angeles. Sfida ime ishte Los Ageles Galaxy dhe të isha njeri i rëndësishëm këtu. Për këtë arsye zgjodha këtë klub.”
Pyetjes së gazetarit, se si ka mundësi që ai ka refuzuar 10 milionë dollarë, Ibra iu përgjigj:
“Paratë nuk janë të rëndësishme. Sigurisht që ishte një shumë e madhe, por nuk mjaftonte për atë që unë kërkoja.”
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...