Viti 2017 ka shënuar një zhvillim negative në drejtim të diferencës së pagave mes meshkujve dhe femrave, teksa këto të fundit janë paguar më pak sesa burrat në krahasim me vitin e mëparshëm.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, hendeku gjinor në paga është 10,5 %, çka nënkupton se në total, femrat në Shqipëri paguhen 10.5% më pak sesa burrat. Në vitin 2016diferenca në paga mes meshkujve dhe femrave ishte më e ulët, në 6.3%.
INSTAT raporton se Hendeku gjinor në paga është më i theksuar mes punonjësve që janë të punësuar në ndërmarrjet ekonomike që i përkasin grup-aktivitetit ekonomik “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit”. Për këtë grup-aktivitet, hendeku gjinor në paga është 35,3 %. Krahsuar me vitin e mëparshëm hendeku gjinor në paga për këtë grup aktivitetesh ka rënë me 2,5 pikë përqindje.
Sipas të dhënave që i referohen ende vitit 2016, pasi 2017-a nuk është publikuar ende, aktiviteti ekonomik ku femrat paguhen më shumë është “funksion drejtues administrativë dhe komercialë”, të cilat në vitin kishin një pagë mujore prej 146,143 lekësh, më e larta nga të gjitha profesionet e tjera. Por, kjo pagë është shumë më e lartë edhe se e meshkujve, të cilët paguhen mesatarisht 113,825 lekë, apo rreth 32 mijë lekë apo 28% më pak sesa femrat.
Pas drejtuesve, profesioni i dytë më i paguar tek femrat është ai i “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, me një pagë mesatare prej 86,927, por që është rreth 7% më e ulët sesa e meshkujve.
Me sa duket punëdhënësit shqiptarë vlerësojnë më shumë femrat në drejtim, pasi edhe në grup profesionin “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” (I treti në listë), femrat kanë një pagë mesatare mujore prej 86,619, rreth 2,200 lekë më të lartë se e kolegëve të tyre meshkuj.
Edhe në shtet, femrat duket se “bëjnë ligjin”. Në kategorinë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare e meshkujve është 81,031 lekë, rreth 2,240 lekë, apo 3% më e ulët se e femrave.
Punët më pak të paguara për femrat janë “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë” dhe “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, me rreth 22 mijë lekë në muaj, por edhe meshkujt paguhen pak a shumë në këto nivele. /Monitor
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...