Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Kosova nuk ka të drejtë të bëjë ngritje padie në Gjykatën Evropianë për të Drejtat e Njeriut.
Sipas tij, Kosova nuk është palë kontraktuese me këtë gjykatë dhe kësisoj Qeveria vetëm mund ta mbështes këdo që ngrit akuzë për krimet e luftës në Kosovë nga shteti serb, raporton Arbresh.info.
“Këto ditë janë përvjetorët e plotë masakrave dhe është një situatë e padrejtë, për plot prej këtyre krimeve s’ka drejtësi. Nuk ka ndodhur drejtësia. Republika e Kosovës nuk është palë kontraktuese me Gjykatën Evropianë për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, por mund t’i përkrahim paditë nga individët, nga shoqëria civile dhe nga secili mekanizëm që e gëzon këtë të drejtë. Si institucione nuk e kemi këtë të drejtë”, ka thënë Haradinaj si përgjigje në seancën e sotme ndaj pyetjes së deputetit të VV-së, Adem Mikullovci se a ka ndërmend Kosova të ngris padi për krimet serbe./Arbresh.info
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...