Pas telasheve ekonomike të lidhura me divorcin nga Amber Heard dhe pas mashtrimit me miliona nga ish-agjensia e tij “The Management Group”, tani Johnny Depp është paditur nga dy ish-truprojat e tij, të cilët e akuzojnë për mospagesë të rrogave, punë ekstra nga detyra e caktuar dhe “ambient pune toksik”.
Eugene Arreola dhe Miguel Sanchez, të cilët punuan për Depp deri në vitin 2016, detyroheshin të bënin shpesh rolin e dadove, të punonin si shoferë për të gjithë familjen dhe të mbronin yllin e kinemasë nga veset e tij.
Në padi, Arreola dhe Sanchez deklaruan se Depp u kërkonte atyre të drejtonin makina të cilat përmbanin substanca të ndaluara apo të bënin rolin e dadove për djalin e tij 16-vjeçar, të cilit duhet t’i plotësonin të gjitha tekat.
Gjithashtu, në pagë mungonin orët shtesë, ushqimi dhe pushimet që i takonin atyre me ligj. Tani, që të dy, kërkojnë shumën e orëve të punës jashtë orarit, paratë e ushqimit dhe ditët e pushimit të papaguara.tch
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...