FFK e ka një lajm të rëndësishëm për klubet e barazhit

09:39 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Komisioni i Garave njofton klubet të cilat do të luajnë në barazh për Vala Superligë se më 21 maj në orën 13:00 në selinë e FFK-së, do të bëhet caktimi ekipeve që do të luajnë në cilësi të vendasve, pastaj mënyra e ndarjes së tribunave për shikues, si dhe ngjyrat e fanellave, njofton FFK.

Ndeshjet e barazhit për Vala Superligë do të luhen më 23 dhe 24 maj në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 16:00.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme