Jennifer Lopez e ‘tradhton’ veshja gjatë vallëzimit

08:35 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Jennifer Lopez është gjithmonë në gjendje të përsosur dhe e kuruar deri në detajin e fundit.

Por të mërkurën, diva 48-vjeçare pësoi një moment të sikletshëm, kur u ftua në shoun e Ellen DeGeneres së bashku me yjet e tjerë World Of Dance, Jenna Dewan, Ne-Yo dhe Derek Hough, shkruan arbresh.info.

Kur u ngrit të vallzonte për të tërhequr një hap të shpejtë vallzimi, e dashura e Alex Rodriguez aksidentalisht një e çarë në pjesën para e fustan blu që kishte veshur i zbuloj të brendshmet që ajo kishte veshur.

Lopez menjëherë e kuptoi këtë që po i ndodhte dhe tha me shpejtësi, ‘Oh jo të brendshmet e mija!’ dhe dukej pak e zënë ngushtë, por kjo nuk e ngadalësoi atë.

Këngëtarja vazhdoi me lëvizjet e saj ndërsa e gjithë kjo situatë kaloj me të qeshura nga të pranishmit.

Gjatë intervistës me Ellen, ajo ka folur edhe për lidhjen e saj Alex Rodriguez dhe momentin e njoftimit me të./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme