Të mërkurën me anë të forcave të njësive speciale gjermane është arrestuar 31 vjeçari shqiptar, shkruan esslinger-zeitung.de.
Arsyeja është dëshmia e një personi se ai mbante të ngujuar nën kërcënim ish-bashkëshorten dhe fëmijën, përcjell albinfo.ch.
Gjatë ngujimit mendohet se i akuzuari ka qëlluar edhe me armë. Siç bëri me dije më vonë policia në orën 12.40, forca të shumta policore mësynë shtëpinë në Landhausstraße (Esslingen). Pak më parë gruaja kishte arritur ta lëshojë banesën e pa dëmtuar, ndërsa djali gjashtë vjeçar ishte në shkollë.
31-vjeçari ishte në dhomat e vajzës dy- vjeçare të gruas, ndërsa ju dorëzua policisë pa rezistencë. Fëmija ishte i padëmtuar dhe gjatë arrestimit nuk u dëmtua askush.
Nga bastisja nuk është gjetur asnjë armë zjarri. Kundër 31 vjeçarit nga Kosova, i cili qëndron ilegalisht në Gjermani, Drejtoria e Policisë Kriminale Esslingen ngriti një akuzë penale për privimin e lirisë dhe kërcënimit.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës