Nëntë në 10 persona në planetin tonë thithin ajër të ndotur, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, me ndotjen e ajrit të brendshëm, që përbën një problem të madh dhe në përgjithësi të panjohur.
Raporti i fundit nga OBSH-së thotë se ndotja e ajrit vret çdo vit 7 milionë njerëz në popullatën e margjinalizuar në vende të tilla si Afrika dhe Azia, të cilët mbajnë peshën kryesore.
“Kjo është e rëndësishme dhe e papranueshme,” thotë zyrtarja e OBSH-së, Dr. Maria Neira.
Ajri i ndotur, si brenda ashtu dhe jashtë çon në goditje dhe sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive dhe sëmundje kronike të frymëmarrjes si astma.
Ndërsa shumica e njerëzve e lidhin ndotjen e ajrit me burimet në natyrë, siç janë çlirimi i gazeve në fabrika dhe nga makinat, raporti i OBSH-së thotë se ndotja e brendshme shkakton afro 4 milionë vdekje në vit.
“Tre miliardë njerëz në botë … pothuajse gjysma e popullsisë botërore … ende mbështeten në lëndë djegëse shumë ndotëse për gatim, ngrohje apo ndriçim”, thotë Dr. Neira.
Ato përfshijnë vajgurin, drutë dhe lëndë djegëse të tjera të ngurta në vend të burimeve më të pastra, siç janë energjia elektrike dhe gazi.
“Kjo është diçka që duhet ta zgjidhim. Duhet të rrisim qasjen tek lëndët djegëse të pastra dhe energjia e pastër për këtë pjesë shumë të rëndësishme të popullatës sonë”.
Dr. Neira njoftoi se OBSH-ja do të organizojë konferencën e parë globale mbi ndotjen e ajrit në fund të tetorit në Gjenevë, ku do të kërkojë rrugë për zgjidhjen e problemit.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë