Çarje në dritaren e aeroplanit, piloti bën ulje emergjente

00:34 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Aeroplani i aviokompanisë amerikane “Southëest Airlines” që po udhëtonte në Chicago në Neë Jersey, është detyruar të bëjë ulje emergjente në Cleveland për shkak të çarjes së një dritare.

Nuk dihet nëse ka të lënduar brenda aeroplanit, që aterroi në aeroportin ndërkombëtar “Hopkins” në Cleveland, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të aviokompanisë kanë njoftuar se aeroplani i është nënshtruar një kontrolli teknik pas çarjes së një dritare, si dhe punonjësit janë duke iu rezervuar vende 76 pasagjerë në një aeroplan tjetër.

Ulja emergjente ka ndodhur dy javë pasi një aeroplan tjetër që po fluturonte nga New Yorku në Dallas, u detyrua të aterrojë në Filadelfia pasi motori i majtë u përfshi nga zjarri.

Si rezultat i këtij incidenti një dritare është thyer dhe ka humbur jetën një pasagjere. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme