Google ADS

Gashi: Shkuarja e vendit në zgjedhje varet nga 61 deputetë, e jo nga LDK-ja e PDK-ja

21:56 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka folur rreth pretendimeve të LDK-së dhe kërkesës së tyre për zgjedhje.
Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Gashi ka thënë se gjasat për të caktuar datën e zgjedhjeve janë brenda 12 muajve ose 45 ditëve.

Ai ka folur edhe për tryezën e thirrur nga LDK-ja të cilës iu bashkuan edhe partitë e tjera për të folur rreth caktimit të zgjedhjeve.

“LDK-ja e ka zgjedh rrugën e tryezës dhe të gjitha partitë kanë qenë të pranishme në këtë tryezë. Në këtë tryezë janë diskutuar tri probleme: liberalizimi, platforma për bisedimet me Serbinë dhe datën e zgjedhjeve, dhe për këtë të fundit të gjithë janë pajtuar por nuk janë pajtuar se kur të caktohet data. Ideja për caktimin e datës është renda 12 muajve ose brenda 45 ditëve”, u shpreh Gashi.

Gashi është përballur edhe me pyetjet e analistëve Arton Demhasaj dhe Imer Mushkolaj, ku me këtë të fundit ka pasur një debat të ashpër.

Mushkolaj i është drejtuar Gashit se vendi në zgjedhje nuk mund të shkojë pa e dëshiruar këtë gjë PDK-ja, duke thënë se tryezat nuk janë zgjidhje dhe se zgjidhja e problemeve bëhet në Kuvend.

“Tavolina dhe tryeza që po organizohen janë vetëm për ti zvarritë proceset, zgjidhja është në Parlament e jo në tryeza. Pa dashtë PDK-ja nuk shkohet në zgjedhje në Kosovë, dhe vazhdoj me mbështet këtë logjikë. Sa herë ti teket Hashim Thaçit me qua vendin në zgjedhje ai e qon, nëse është në interes të tij”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërkaq Arben Gashi ka theksuar se për të shkuar në zgjedhje s’ka rëndësi çka donë LDK-ja e PDK-ja, por çfarë donë 61 deputetë, duke thënë se në këtë rast këta 61 deputetë duhet t’i bëjnë partitë që janë në opozitë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme