Google ADS

Gjuajtje me armë në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë

20:36 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Një rast i gjuajtjes me armë ka ndodhur sonte në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë rreth orës 18:30.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për portalin Arbresh.info se të shtënat me armë zjarri kanë qenë në drejtim të një veture në lëvizje.

“Rreth orës 18:30 Policia e ka marrë informacionin për një rast të shtënave me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje në rruëgn ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit të gjitha njësitë policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë filluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, ekzaminimin e atyre hetimore dhe operative me qëllim të identifikimit të personit apo personave të dyshuar. Pastaj të veturës së supozuar si e dyshuar si dhe të dëshmitarëve të mundëshëm për mbledhjen e informacioneve për këtë rast”, ka thënë ai.

Sipas Borovcit nuk ka të plagpsur.

“Nuk ka persona të plagosur as të lënduar përveq dëmtimit të dritarës së veturës si rezultat nga shkrepja. Policia është duke punuar në zbardhjene rastit”, theksoi ai./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme