Ndotja ndikon në rritjen e numrit të sëmurëve në Durrës

19:59 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Sëmundshmëria për shkak të ndotjes së ambientit jo vetëm në zonën e Spitallë-Porto Romanos, po në të gjithë qytetin bregdetar të Durrësit është në rritje.

Sipas një mjeku onkolog, të Polikinikës së Specialiteteve në Durrës, çdo muaj diagnostikohen raste të reja me kancer. “Rritjes së këtij pacientësh është edhe nga ndotja e ambientit. Pranë shërbimit onkologjik vjen një numër gjithnjë e në rritje dhe dominojnë rastet me kancer në mushkëri”, citohet të ketë thënë onkologu Mehmet Miha, raporton Top Channel.

E pranuar dhe nga UNEP si një nga pikat e nxehta mjedisore në rajon, zona e Spitallë-Porto Romanos, ndryshe e njohur si lagjja nr.15 e qytetit të Durrësit, konsiderohet një nga zonat më të ndotura në të gjithë Shqipërinë.

Përveç pasojave të ish-ndërmarrjes së Prodhimit të Kimikateve, erës së squfurit që mbush ajrin, banorët vuajnë dhe ndotjen që shkaktohet nga vendgrumbullimi i mbetjeve urbane, një hapësirë jashtë çdo standardi, që shfrytëzohet dhe si vend pune.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore të Spitallë-Porto Romanos, sipas Top Channel, ka thënë se sëmundshmëritë në këtë lagje periferike të qytetit nuk kanë ndryshim nga ato të lagjeve të tjera, ndërsa apelon për banorët që të marrin masa mbrojtëse gjatë punës në landfill.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme