Ministri Hasani mes tifozerisë gjilanase, nuk tregon cilin klub e mbështetë

18:29 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Mes qindra tifozëve të Dritës dhe Gjilanit, derbin e sotëm lokal në mes të dy klubeve të qytetit të Gjilanit, ka qenë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Ai ka publikuar disa nga tribunat e stadiumit ku po e përcjell derbin, me bashkëpunëtorët e tij.

Hasani ka thënë se Gjilani është qytet i sportit.

” Gjilani, qytet i sportit

Lojë e bukur dhe tifozeri e mrekullueshme e dy klubeve futbollistike të qytetit të Gjilanit”, ka shkruar ai.

Sot po zhvillohet derbi i 27-të kampional, dhe i 34-ti në përgjithësi, mes Kf.Gjilani dhe Kf.Drita. Java e 30-të e Vala Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë derbin më të madh lokal në vend, i cilësuar edhe si derbi më i madh lokal në Ballkan.



Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme