Zyrtarët e institucioneve të sigurisë tek lumi Lepenc për të parë nga afër kërkimet për policët e zhdukur

17:18 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Në lumin Lepenc ende janë duke vazhduar kërkimet për dy policët e zhdukur, raporton Arbresh.info.

Aty kanë shkuar për të parë nga afër Ministri i FSK-së Rrustem Berisha, Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, dhe U.D drejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Të tre po qëndrojnë në shtabin e FSK-së.

Ndërsa pritet që edhe kryeministri, Ramush Haradinaj të arrij atje dhe të flas lidhur me këtë rast./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme