Google ADS

Alfano garanton Pacollin se do të angazhohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

15:36 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është pritur në Romë nga homologu i tij italian, Alfano për herë të dytë.

Pacolli ka shkruar në Facebook se Alfano e ka garantuar atë se do të angazhohet për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Arbresh.info.

Postimi i plotë në Facebook:

Në Romë, i ftuar prej homologut tim italian Alfano për herë të dytë

Kënaqësi të gjendem për herë të dytë në Romë, kryeqytetin prej nga vijnë rrënjët e Europës së bashkuar. Italia partner kryesor, ndihmues i madh i Kosovës në gjithë këto vite!

Ky vend i madh do të na ndihmojë për shtimin e njohjeve, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin tonë në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm italian Angelino Alfano, nikoqiri i vizitës sime, më garantoi se vendi i tij do të angazhohej menjëherë për liberalizimin e vizave, “sepse ky është një hap i vendit tuaj drejt Europës”, tha ai.

Do të bashkëpunojmë dhe në marrëdhëniet me BE-në, në Afrikë, por dhe në fusha të tjera./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme